Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të fitojë edhe Georgian, sipas një projeksioni të ri të CNN.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, në këtë shtet “në lojë janë” 16 vota elektorale – me të cilat numri përfundimtar i votave elektorale të Biden do të shkonte në 306.

Ndërsa votat elektorale të Georgias shtojnë totalin e Biden, CNN të shtunën parashikoi që Biden do të fitonte zgjedhjet pasi ish-nënkryetari tejkaloi 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar zgjedhjet.

Megjithatë, siç shkruan CNN, sipas projeksioneve, presidenti Trump do të fitojë Karolinën e Veriut.

Kështu, pasi që në Karolinën e Veriut ka 15 vota elektorale “në lojë”, këto e çojnë numrin përfundimtar të zgjedhjeve në 306 për presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe 232 për Trump.