Prej gjithsej 207 testeve të realizuara në 24 orët e fundit në vendin tonë, 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, tre raste janë regjistruar në Tetovë, dy në Kumanovë dhe dy në Koçani.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19. Me viktimën e fundit, numri i personave që kanë humbur betejën me virusin korona në vendin tonë shkon në 55.