Cristiano Ronaldo, sapo është shpallur nga FIFA “Lojtari më i mirë i Vitit”, pasi triumfoi në mbrëmjen gala të Zyrihut duke rrëmbyer një tjetër trofe personal pas atij të Topit të Artë. Për të katërtën herë, lojtari i Portugalisë dhe i Real Madrid-it, mori edhe titullin tjetër që priste pas triumfit në Euro 2016. Ronaldo është ndjekur pas nga rivali i tij më i madh Lionel Messi dhe pas tij, Antoine Griezmann, tre pretendentët kryesorë për të fituar titullin e madh. “2016-a ishte viti më i mirë në karrierën time” – tha Ronaldo në portugalisht në fjalimin e tij i cili nisi me “Wow, wow, wow.”

Ronaldo fitoi 34.54 për qind nga votimi total mes 23 kandidatëve futbollistë në garë. Messi mori 26.42 për qind, ndërsa i treti në listë u rendit Griezmann me 7.53 për qind. Votimi ishte ndërkombëtar dhe u monitorua nga një juri specialistësh nga FIFA.

Ronaldo me ҫmimin si L0jtari më i mirë për të katërtën herë, i është afruar më shumë rivalit të tij Messi, i cili është përzgjedhur 5 herë.