Para sallës sportive ‘Boris Trajkovski’, sot u mblodhën dhjetëra automjete policore dhe policët.

Siç njoftojnë nga kabinet i ministrit Çulev, i cili ka qenë prezent në incizimin, bëhet fjalë për incizim të një video për nevojat e MPB-së për shënimin e Ditës së policisë.

Zëvendësministrja plotësuese e MPB-së, Slavjanka Petrovska reagoi duke thënë se ministri Çulev po sillet në mënyrë të papërgjegjshme në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme dhe ka marrë me vete 100 policë dhe 80 automjete për incizimin e spotit. Sipas saj, policët të cilët për 2 muaj janë në terren nuk duhet të përdoren për incizim të spotit.

Çulev tha se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të forcave policore dhe se në asnjë moment nuk ka pasur ngecje të aktivteteve të policisë.