Ministri i brendshëm Naqe Çulev në pres konferencën e sotme njoftoi për aktivitetet e MPB-së në drejtim të parandalimit të përhapjes së virusit korona. Sipas tij zyrtarët policorë në fokus do të kenë mes tjerash edhe kontrollin mbi personat e vetizoluar, për të pa nga afër se sa ata zbatojnë këtë masë.

Çulev me këtë rast njoftoi edhe për hapjen e linjës telefonike pa pagesë e cila do të punoj 24/7, ku qytetarët do të mund të denoncojnë gjithë ata që nuk zbatojnë rekomandimet e qeverisë.

“Zyrtarët policorë do të kontrollojnë se sa zbatohen rekomandimet e qeverisë për mbylljen e lokaleve, kazinove dhe të tjera”, tha Çulev duke shtuar se policia do t’i përforcoj kontrollet ndaj personave të cilët janë në vetizolim. MPB-ja do të kryej kontrolle rigoroze ndaj personave që janë në vetizolim, se sa ata respektojnë këtë masë.