Rivaliteti i madh ndërmjet kandidatëve për kryetar të Kumanovës nga radhët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), i deputetit Maksim Dimitrievski dhe kryetarit aktual të Kumanovës Zoran Damjanovski-CIC, ka shkaktuar ‘turbulenca” dhe ‘paqartësi’ në radhët e Degës së LSDM-së, njofton Gazeta “Lajm”.

Përkrahësit e Cicit, tanimë kanë filluar dalngadalë ë kalojnë tek ‘shtabi” i Maksimit, ndërkohë që Cici i “dëshpëruar nga humbja e betejës edhe për një kandidim”, ka filluar tërheqjen taktike(!).
Pëkrahësit e Cicit ditëve të fundit janë parë duke frekuantuar njerëzit më të afërt të Maksimit, bile-bile edhe shefin e Shtabit Zgjedhor të Maksimit. Ndërkohë përfaqësuesit e lartë te Degës së VMRO-së për Kumanovë, kanë hprehur dozë optimizmi se kësaj radhe do të triumfojnë në zgjedhjet lokale dhe timonin e drejtimi të Kumanoves do ta marrin për katër vitet e ardhshme.
Jo pak dy kandidatëve maqedonas, i ka ndihmuar edhe dështimi i partive politike shqiptare në Kumanovë, të cilat edhe pse paralajmëruar, nuk bënë asgjë për ta hedhur kandidaturën e një shqiptari për kreun e Kumanovës. Elektorati shqiptarë i Kumanovës, si asnjëherë më parë është dëshpëruar shumë nga faktori politik shqiptarë. Shqiptarët, sipas statistikave zyrtare, përbëjnë 26.6 % të banorëve të përgjithshëm të Kumanovës, megjithse këtë ata gjithmonë e kanë kontestuar përgjindjen e tillë, duke pretenduar se janë shumë më shumë se kaq./Lajm