Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i cili ndodhet në Ëashington për Lutjet e Mëngjesit, i është ankuar SHBA-ve pasi disa “akte të pamatura” të Prishtinës mund të destabilizojnë gjithë rajonin, shkruan gazeta serbe “B92”.

“Ne u takuam me administratën amerikane dhe e informuam për situatën aktuale. Tani ajo që dëshirojmë është të krijojmë kontakt sa më parë me administratën e re amerikane dhe të flasim në mënyrë serioze mbi të ardhmen e gjithë rajonit”, ka thënë Daçiç.

Sipas tij, interesi i Serbisë është të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-të, ndryshe nga administrata e saj e mëhershme.