Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq në një emision të dy netëve më parë “Upitnik” në servisin publik serb tregoi një hartë historike ku shihej tërë territori i Maqedonisë në përbërjen e Serbisë. Ai ka thënë se ka qenë gabim i madh i Serbisë që nuk kanë mbajtur këtë territor.
Daçiq më tej ka theksuar se në territorin e Maqedonisë edhe sot jeton populli serb. Këto qëndrime iredentiste edhe më parë janë shprehur nga shefi i diplomacisë serbe, i cili paralajmëroi tërheqjen e njohjes. Por nga ana tjetër, në Shkup institucionet janë në heshtje dhe se deri tani nuk kanë dalur për të dënuar deklaratën provokuese të ministrit të jashtëm serb.