Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka nw konferencwn e parw tw mbajtur nw lidhje me zgjedhjet ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimeve në Kosovë kanë filluar me kohë.

“Në ora 7 janë hapur me rregull të gjitha qendrat e votimit. Kemi pasur një pengesë të vogël në shkollën e Mitrovicës së Jugut, në Kocendoll në shkollën fillore “ Bislim Hajdari” ka munguar lista e votuesve dhe kjo është duke u sanuar”, ka thënë Daka.

Konferenca e radhës e KQZ-së pritet të mbahet në orën 11 e 30, ku do të njoftohet rreth votimit në përgjithësi, si dhe për pjesëmarrjen e votuesve.