Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në emisionin ‘Sedmica’ në Tv Alfa, ka deklaruar se është i gatshëm të merr çdo përgjegjësi dhe se është i gatshëm të sakrifikojë për huliganët që më 27 prill sulmuan parlamentin dhe sulmuan deputetët, përcjell Fol.

Shumë prej tyre përfunduan me lëndime ndërsa Nikolla Gruevski tha se do të pranonte burgim të përjetshëm vetëm për t’i shpëtuar ata, sepse ata emocionalisht hynë dhe bënë gabime pa vetëdije.

” Të më japin burgim të përjetshëm, të më arrestojnë mua ose udhëheqsinë e OBRM-së, por le t’i lërë ata njerëz që kanë hyrë dhe kanë bërë gabime nën ndikimin e emocioneve”.

Kjo u theksua nga kreu i OBRM-PDUKM në intervistën e fundit për Alfa TV./fol.mk