Ish-Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur se po tërhiqet nga politika dhe se do t’i përkushtohet profesionit.

“Më lejoni t’ju informoj se kam vendosur të tërhiqem nga politika dhe të angazhohem përsëri në profesionin tim. Arsyeja për këtë është se unë pranova angazhim në sektorin privat, e cila është e papajtueshme me çdo angazhim politik. Si rezultat i këtij vendimi, përveç dorëheqjes nga të gjitha pozitat publike që mbaja, unë dhashë dorëheqjen edhe nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të Bordit Qendror të LSDM,” shkruan Mançevski në Facebook.

Драги пријатели, почитувани граѓанки и граѓани,драги мои другарки и другари,Дозволете да Ве информирам дека донесов…

Gepostet von Damjan Manchevski am Dienstag, 13. Oktober 2020