Ftesa që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s është shumë e rëndësishme për ju, por edhe për ne, e mbështesim edhe eurointegrimin e vendit për të cilin është shumë me rëndësi që referendumi që duhet të mbahet në fund të shtatorit të jetë i suksesshëm, porositi kryeministrja e Rumanisë, Viorika Dançilla në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë me homologun e saj kryeministrin Zoran Zaev.

“Vizita ime këtu disa muaj para ndërmarrjes së kryesimit me BE-në në fillim të vitit 2019 nga ana e shtetit tonë është pasqyrë e mbështetjes së rrugës evropiane të Republikës së Maqedonisë. E dimë se raporti i ardhshëm për Maqedoninë do të publikohet në fund të qershorit të vitit 2019. Shpresoj se do të kemi konsensus si Këshill i BE-së dhe deri në fund të vitit 2019 me mbajtjen e konferencës do të filloni me hapjen e pikave nga negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE. Rumania do të përpiqet t’ju ndihmojë në planin teknik. Dëshiroj sukses të madh në referendum, shpresoj se këtë do ta kuptojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, porositi kryeministrja rumune, Dançilla.

Kryeministri Zaev theksoi se Rumania është mik i madh i Maqedonisë dhe shprehu falënderime për mbështetjen parimore për procesin reformues dhe për integrimet euroatlantike. 

“Treguam se mund të përballemi me krizë të rëndë politike dhe se mund të punojmë në mënyrë energjike në të gjitha reformat e nevojshme, se mund të jemi motor i rajonit me avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Treguam se kur dëshiron, kur beson dhe kur di, gjithçka është e mundur dhe gjithçka ka sukses. Ne presim vlerësim korrekt sipas meritave individuale dhe e presim vendin tonë të merituar në NATO dhe në BE. Prandaj është i rëndësishëm ky takim i yni veçanërisht pasi që Republika e Rumanisë do ta ndërmarrë kryesimin me BE-në në janar të vitit 2019 dhe do të kryesojë me Unionin në muajt kyç për Republikën e Maqedonisë. Ato janë muaj kur duhet t’i përfundojmë reformat e brendshme dhe ta finalizojmë marrëveshjen me fqinjin tonë jugor, Republikën e Greqisë. Punojmë në mënyrë aktive në reformat në gjyqësi, ndërsa pres edhe referendum të suksesshëm dhe edhe një vendim të pjekur, të mençur dhe progresiv të shumicës së madhe të qytetarëve tanë që do ta konfirmojë rrugën për anëtarësimin tonë në BE dhe në NATO”, tha kryeministri Zaev.

Në takim u bë fjalë edhe për mundësitë për shfrytëzimin për potencialet e mëdha për bashkëpunim ekonomik, si dhe për mundësitë për bashkëpunim në bujqësi, arsim…, në çka do të punojnë grupet punuese në dy vendet, ndërsa është paralajmëruar edhe forum biznesi.

“Dëshiroj t’i transmetoni bashkësisë së biznesit në Rumani se dyert për Maqedoninë janë të hapura”, porositi Zaev në konferencën për shtyp me Dançilla.

Kryeministrja rumune veçanërisht u përqendrua në rolin e popullit arumun në Rumani gjegjësisht komunitetit maqedonas si pikë e bashkëpunimit midis dy shteteve. Tregoi se në Parlamentin rumun është inauguruar dita e gjuhës maqedonase që do të kontribuojë për përmirësim shtesë të lidhjeve midis dy vendeve.

Kryeministrja rumune Dançila e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni sot do të ketë takime edhe në Parlamentin e Maqedonisë./MIA/