Partia opozitare VMRO-DPMNE, sot kanë reaguar duke kërkuar përgjegjësi për vjedhjen që po e zbaton LSDM-ja dhe të gjithë funksionerët shtetëror emrat e të cilëve u përfshinë në skandalet të rënda 45 milionë euro.

“Përgjegjësi për vjedhjen e thjeshtë që po e zbaton LSDM-ja patjetër të ketë. Të gjithë funksionarët në qeveri dhe shtetëror që u gjetën në skandalin në periudhën e kaluar e që peshon 45 milionë euro, patjetër të marrin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha funksionet shtetërore. Dorëheqje patjetër të ketë që të ndalohet shtypja e shtypja e funksionarëve shtetëror të vendosur nga LSDM-ja, ndaj organeve të hetimit të cilët duhet që ta kryejnë punën e tyre dhe t’i nxjerrin këto njerëz para drejtësisë, dhe jo të jemi dëshmitarë të akuzave të pakualifikuara apo kundërshtime absurde të rasteve për shkak të mungesës së dëshmive”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Gjithashtu nga kjo parti kanë shtuar se derisa sa Maqedonia fundoset në ranglistën për inovacione, Fondi për Inovacione dhe zhvillim teknologjik u bë fond për pagesën e borxheve të Zaevit dhe LSDM-së ndaj partiakëve të tij, funksionarë të Qeverisë dhe mediumeve pro qeveritare.