Pas shpalljes së kandidaturës për kreun e qytetit të Shkupit, kandidatja e pavarur Danela Arsovska ka nisur të organizojë takime me përfaqësues politik e qytetarë, në përpjekje për të fituar ulësen e të parit të kryeqytetit.

Arsovska ka publikuar një fotografi dhe një tekst ku njofton për një takim me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe sekretarin e Përgjithshëm të partisë Alternativa, Bekim Sali.
“Takim konstruktiv me Arben Taravarin sekretarin e përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, mjekun dhe kryetarin aktual të Gostivarit dhe Bekim Sali, kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni Aleanca & Alternativa.
Ne diskutojmë idetë dhe zgjidhjet për Shkupin për programin e ri për qytetin. Së bashku arritëm në përfundimin se zgjedhjet cilësore dhe efikase janë të nevojshme për Shkupin dhe banorët e Shkupit” ka shkruar Arsovska në profilin e saj në Facebook.

Arsovska, e cila është kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, ka bërë të ditur se kërkon ndihmën e qytetarëve që dëshirojnë ndryshim.

https://www.facebook.com/103786094706664/posts/383796673372270/