Danilo, mbrojtësi i Manchester Cityt, mendon se Lionel Messi është numër një në botë

E ardhmja e Lionel Messit ende është e paqartë. Argjentinasi ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonës, derisa po përfolët se ai mund të transferohet në Manchester City.

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Danilo, mirëpret transferimin e Lionel Messit nga Barcelona, pasi e konsideron si lojtarin numër një në botë.

Kjo deklaratë nuk do t’i pëlqej Cristiano Ronaldos, i cili ka luajtur me Danilon për dy sezone te Los Blancos.

“Kemi një skuadër shumë të mirë, por çdo gjë mund të përmirësohet. Messi është top lojtar. Natyrisht se dua të luaja me të, ai është më i miri”, ka deklaruar Danilo për Marca.