Danimarka, vitet e fundit është shpallur si shteti ku njerëzit kanë nivelin e lumturisë më të lartë në botë.

Për të shuar kuriozitetin na vjen në ndihmë Dan Buettner, eksplorues i “National Geographic”dhe autor i librit “The blue Zones of Happiness: Lessons from the World’s Happiest People”.

Gjëja e parë që Buettner tregon është se danezët janë të lumtur sepse kanë pritshmëri të vogla. E në fakt asgjë s’mund të jetë më e vërtetë se kjo. Çdo danez, që në momentin e lindjes pret kujdes shëndetësor falas dhe edukim falas.

Më pas, kur shkojnë në universitet, ata presin të paguhen për të shkuar në shkollë. Nëse kanë fëmijë, ata presin t’i kenë 10 muaj pushim me pagesë që të dy prindërit. Dhe ata presin të dalin në pension pa pasur probleme financiare për tërë jetën e tyre.

“Çfarë i bën danezët të lumtur, unë besoj është fakti që qeveria kujdeset për të gjitha nevojat e tyre jetësore, asgjë s’mund të shkojë shumë gabuar në jetët e tyre , ta janë të lire të ndjekin një punë që vërtet i flet pasionet e tyre”, thotë Dan.

Lumturi është të jetosh duke i shmangur streset e përditshme të jetës, por danezët i paskan të gjitha! Ato shërbime që shumë vende të tjera, përfshirë edhe ne, i kërkojmë nga shteti, ata i kanë. Ndaj, nuk besojmë se ndryshojmë shumë nga pritshmëritë.

Nejse, temë e gjerë kjo. Ata janë duke jetuar të lumtur dhe kjo mjafton për danezët!