Departamenti amerikan i Shtetit në raportin më të ri vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, flet me nota pozitive për harmoninë fetare në Shqipëri dhe qëndrimin e qeverisë ndaj besimeve të ndryshme.

Megjithatë, raporti vë në dukje se është shënuar pak përparim lidhur me kthimin e pronave të institucioneve fetare, transmeton tch.

Raporti vë në pah se Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit.

Në një shembull të harmonisë fetare, raporti kujton se më 12 nëntor, myftiu i madh Skënder Bruçaj, udhëheqës i Bashkësisë Islame, mirëpriti ekipin izraelit të futbollit që do të luante me Shqipërinë