Politika e jashtme e Maqedonisë ka filluar të ndryshoj në mënyrë drastike ndaj fqinjëve, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kryeministri i ri Zoran Zaev duke përdorir teorinë e Ahmet Davotoglu mbi thellësinë strategjike “Strategic depth” ka filluar një nga një të përmirësoj raportet me të gjitha vendeve fqinje.

Një kthesë radikale vërehet në raport me Shqipërinë dhe Bullgarinë, dy vende mike të Maqedoni, por që regjimi i kaluar nuk shprehte interesim bashkëpunimi duke shikuar thellimin e raporteve me Beogradin e Moskën.

Edhe pa u bërë 100 ditë, Qeveria Zaev realizon disa vizita në Shqipëri, ndërsa në takimin e fundit mes Ramës dhe Zavit u vërejtë një afërsi e madhe me dy kryeministrave.

Kjo vërehet edhe përmes fotove të cilat u shkrepën gjatë samitit joformal të kryeministrave të shtatë vendeve të Ballkanit, të mbajtur në Durrës. (INA)