Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) i dënon 69 deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë të cilët votuan ligjin për gjuhët. Sipas tyre Ligji nuk është vërtetuar nga Komisioni Venedikut dhe rrezikon unitaritetin territorial të Maqedonisë.

“Ligji nuk është vërtetuar nga Komisioni Venedikut, në Këshillin e Europës dhe e dërgon shtetin në një hap më afër federalizimit, duke e rrezikuar unitaritetin territorial të Maqedonisë. Nuk ka bazë historike ose demorafike që Maqedonia të ketë identitet dy etnik si Belgjika”, thuhet në njoftimin e DBM.

DBM-ja e fton presidentin Gjorgje Ivanov që të mos e nënshkruajë ligjin, kurse SHBA dhe BE-ja menjëherë të dënojnë këtë akt në Parlament.