Një ndeshje e humbur për fat të keq apo për raste të pashfrytëzuara. Ky është mendimi në kampin kuqezi, pas përballjes me Zvicrën.

Mërgim Mavraj – Futbollist i Shqipërisë: “Fatkeqësisht nuk i shpërblyem tifozët të paktën me 1 pikë. Kundërshtari në të tilla nivele e shfrytëzon rastin, ndërsa ne nuk rastet që gaboi Zvicra nuk i shfrytëzuam, aty është dallimi.

Armand Duka – President i FSHF: “Ai rasti i Gashit ishte i pastër për gol dhe duke parë në momentin që ishim do të ishte një gol i padiskutueshëm dhe do të ishim të gjithë me një humor të mirë”.

Megjithatë, asnjë nuk dorëzohet, përfshi trajnerin Gianni De Biasi, që beson se mund të përmbyset situata në dy ndeshjet e tjera.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: “Nuk duhej të ishim ndikuar në këtë mënyrë nga ndeshja dhe nga emocionet e debutimit. Lufta vazhdon. Humbëm raundin e parë, nga tre të mundshëm. Na mbeten edhe dy ndeshje, që duhet të mundohemi t’i shfrytëzojmë sa më mirë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se luajmë ndaj kundërshtarëve të vështirë. Megjithatë, duhet të luajmë ashtu si në pjesën e dytë të sfidës me Zvicrën”.

Shqipëria tani duhet të përgatitet për takimet e radhës me Francën, më 15 Qershor dhe Rumaninë, më 19 Qershor.