Pas humbjes nga Franca, me rezultat 2:0, trajneri Gianni De Biasi, është shprehur i zhgënjyer me humbjen duke mbështetur lojtarët pas këtij takimi.

“Është mëkat që nuk arritëm të mbrohemi mirë deri në minutat e fundit pasi zhvilluam një ndeshje shumë të mirë.

Lojtarët kanë dhënë më të mirën në këtë takim por fati nuk ishte me ne”, u shpreh De Biasi.