”Gra dhe vajza me nevoja të veçanta-viktima potenciale të dhunës në bazë gjinore” është titulli i panel diskutimit që do të mbahet sot në Shkup, përcjell Fol.

Diskutimi është në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të RM dhe agjencitë e KB-së, ndërkaq në të do të marrë pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. /Fol/