Në qendrën kulturore për të rinj në Shkup sot do të mbahet debat publik me temë ‘Mos ia lë tjetërkujt, eja për ajër të pastër’ në të cilën do të marrë pjesë edhe zv.ministri i MJPH, Jani Makraduli, përcjell Fol.

Debati publik për ndotjen e ajrit është organizuar si pjesë përmbyllëse e Javës botërore të kozmosit dhe është e mbështetur nga programi ‘NASA Datanauts’, në kuadër të Opean NASA.

Përndryshe kandidatët për kryetar në Tetovë kanë nënshkruar deklaratë për transparencë dhe ruajtje të ambientit jetësor. Përveç kandidatit Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, dokumentin e kanë nënshkruar vetëm Teuta Arifi nga BDI, Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët dhe Bardhyl Dauti nga PDSH.

Poashtu ”Eco Guerilla” vlerëson se pranimi dhe nënshkrimi i këtij dokumenti është shumë domethënës për funksionimin e demokracisë në vendin tonë, me çka edhe organizatat e shoqërisë civile përfshihen më shumë në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes. /Fol/