Në Kuvend nesër fillon debati për projektbuxhetin për vitin 2018. Buxheti i propozuar është në rend ditë të Komisionit për Financim dhe Buxhet, ku sipas Rregullores së Kuvendit debati zgjat 10 ditë pune.

Të ardhurat e përgjithshme për vitin 2018 janë planifikuar në nivelin 193,512 milion denarë, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin 211,745 milionë denarë ose 3,4 miliardë euro. Kështu, të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara sjellin një reduktim të deficitit buxhetor në nivelin 2.7 për qind të BPV-së ose 18.233 milion denarë në terma absolutë.
Do të financohet nga huamarrja e brendshme dhe e jashtme, dhe për të ulur huamarrjen, akciza për naftën do të rritet me tre denarë që nga 1 janari 2018. Për këtë propozim buxhet janë parashtruar gjithsej 239 amendamente