Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe ka humbur edhe legjitimiteti i kësaj qeveria. Ilir Deda, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë në një intervistë për KosovaPress, se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk janë gjë tjetër pos persona që gënjyen qytetarët e Kosovës.

Kjo gënjeshtër e cila është duke u bërë që nga 25 gushti, mjafton që Mustafa dhe Thaçi të japin dorëheqje, madje të menjëhershme.

Deda mendon se ata duhet të reflektojnë, madje para 9 janarit kur edhe është paralajmëruar protesta paqësore e partive opozitare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Kosova i ka punët keq në çdo aspekt dhe kjo gjendje e keqe ka filluar qysh në janarin e vitit 2015 kur Kosovën e lëshuan shumë njerëz.

Por Deda thekson edhe tri momente tjera që karakterizuan vitin 2015.

“Janë tri momente tjera që e karakterizojnë vitin 2015. E para ka të bëjë me vazhdim të rënies së zhvillimit ekonomik dhe rritjes së varfërisë së qytetarëve të Kosovës. E dyta ka të bëjë me dështimin e madh në UNESCO i cili është d? ?shtimi i parë i Kosovës në arenën ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë. Dhe momenti i tretë i cili mund të jetë për shtetndërtim më i rëndësishmi ka të bëjë me rrëzimin e Bashkësisë së komunave serbe nga ana e Gjykatës Kushtetuese në fund të vitit”, tha Deda.

Ilir Deda thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nxjerrën në shesh gënjeshtrën e Mustafës dhe Thaçit.Vendimi i gjykatës sipas Dedës tregon se Bashkësia e Komunave nuk mund të quhet më ‘Shumicë serbe’.

“Nuk mund të jetë një etnike, nuk mund të ketë kompetenca qeverisëse ekzekutive, nuk mund të ketë shërbyes civil, nuk mund të ketë status të veçantë, nuk mund të ketë kompetenca nga komunat, nuk mund t’i adresohet gjykatës Kushtetuese”. Sipas Dedës, kjo nuk mund të jetë tjetër pos një organizatë joqeveritare. Dhe kjo sipas tij nuk është vetëm e fitore e Vetëvendosjes dhe partive tjera opozitare.

“Dhe mund të them se kjo është një fitore e madhe jo vetëm e Vetëvendosjes dhe e partive tjera opozitare, por edhe të gjithë atyre individëve, personave publikë dhe shoqërisë civile të cilët me vite e vite të tëra kanë debatuar ajo se si është paramenduar në Bruksel Bashkësia e Komunave Serbe është në kundërshtim të plotë me kushtetutë, dhe ne realisht i kemi humbur tre vite duke debatuar me njerëz në qeveri të cilët nuk e kanë treguar të vërtetën. Dhe gjatë gjithë kohës me një arrogancë të paparë duke filluar nga z.Thaçi dhe vazhduar nga z.Mustafa dhe znj. Edita Tahiri janë munduar vazhdimisht të mashtrojnë dhe të thonë se ata po i mbrojnë interesat publike të Kosovës. Dhe 2015-ta përmbyllet me një qeveri e cila nuk ka kredibilitet as të Qeverisë së Kosovës, as të vazhdojë dialogun me Serbinë”, thotë Deda.

Ai thotë se zgjedhjet e reja janë opsioni i vetëm. Qeveria duhet të jap dorëheqje dhe atë para nëntë janarit.

“Po të kishte pas minimum përgjegjësie kjo qeveri vetë do të dorëhiqej sepse me vullnetin e tyre e kanë shkel katër kapituj të kushtetutës së Kosovës. D.m.th katër kapituj dhe shumë e shumë nene të kësaj kushtetute. Dhe e kanë futur vendin në krizë të hatashme politike. Kjo do të thotë se kjo qeveri patjetër duhet të shkoj dhe në vitin 2016 duhet të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare të cilat duhet të prodhojnë një shumicë tjetër parlamentare dhe të sigurojnë që PDK dhe LDK të mbesin në opozitë”, thotë tutje Deda.

Idenë për të krijuar një front opozitar, Deda e ka qysh nga muaji shtator i vitit të kaluar. Por, mohon që do ta krijojë vetë një iniciativë të re politike e cila ishte përfol shumë në media.

 

Fronti opozitar do të përbëhej prej VV-së, AAK-së dhe Nismës, por sipas Dedës do të përfshinte edhe shoqërinë civile dhe individë tjerë.

“Përpos VV-së, AAK-së, dhe Nismës aty duhet të jenë edhe shumë individë politik të cilët janë në shoqëri të Kosovës dhe ne duhet të dalim me një program emergjent të qeverisjes në Kosovës dhe me përgjigje se s i të forcohet shtetësia, si të forcohet ekonomia, lufta kundër korrupsionit. Një qeverisje më e mirë dhe një dialog tjetër me Serbinë. Duhet të vijë deri tek një ndryshim i madh i të gjitha politikave që ndodhen në Kosovë. PDK dhe LDK këtë nuk mund ta bëjnë. Ata të gjithë janë vërtetuar por duhet ta bëjë një qeverisje e re parlamentare e cila më së miri do të ishte që në zgjedhjet e ardhshme PDK dhe LDK-në t’i keminë një anë dhe një listë demokratike ku do të jenë, apo një front më të gjerë opozitarë ku do të jenë tri partitë opozitare, sepse vetëm tri parti opozitare janë të pamjaftueshme për ndryshimin i cili i duhet Kosovës”, thotë Deda, duke mohuar se ai dhe disa persona të tjerë në politik kanë të bëjnë me nisjen e një iniciative te re politike.

Deda thotë se kjo nismë është veç spekulim. Në këtë intervistë për KosovaPress, Deda komenton edhe arrestimet e fundit të deputetëve të Kosovës. Dhunën nuk e quan zgjidhje por as arrestimin e deputetëve.

“Unë jam konsistent në deklarata se dhuna nuk është zgjidhje por as arrestimi i deputetëve nuk është zgjidhje. Sepse është përdorim i dhunës në krizë pol itike dhe mënyra më e mirë që të dilet nga kriza politike tash është një marrëveshje për zgjedhjet e reja parlamentare. Ose do të jep dorëheqje qeveria në mënyrë unilaterale, ose marrëveshja për datë të zgjedhjeve të reja për vitin 2016 do të jetë pjesë e komunikimit me opozitën. Kaq është. Kështu shkon kjo punë. Çdo vend tjetër kështu do të kishte me ndodh e duhet të ndodh edhe në Kosovë”, thotë Deda.

Ai thotë se opozita nuk ka besim më tek kjo qeveri që do ta mbronte Kushtetutën e Kosovës dhe dialogu me ta është i pamundur. Madje thotë se edhe qytetarët tashmë e kanë të qartë që Mustafa dhe Thaçi nuk janë duke punuar në të mirë të shtetit dhe këta persona duhet të largohen për t’i lëshuar rrugë zgjedhjeve të reja.

Ilir-Deda-650x358