Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brenda partiake, u zgjodh edhe kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Florin Besimi.

Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikëqyrës të degës së Tetovës.

Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, bashkë me nënkryetarët Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe Izet Mexhiti, sekretari Organizativ, Artan Grubi si dhe ministra dhe deputetë të tjerë, njofton BDI.