Anëtari i partisë ”E majta” në Maqedoni, Mariglen Demiri, ka marrë edhe epilogun nga gjykimi kundër tij për, siç thuhet në padi, dëmtimin e zyrës së Presidentit Gjorge Ivanov gjatë protestave të ”Revolucionit Laraman”.

 Mariglen Demiri ka thënë se nuk ndjehet fajtor dhe është duke u paditur padrejtësisht nga shteti.

Avokati i tij, Sasho Dukovski ka thënë se klienti i tij Demiri nuk ka kryer dëm ndaj zyrave shtetërore dhe ekspertiza nuk është reale./Telegrafi/