Problemi me trafikimin e emigrantëve në Maqedoni është shkruar edhe në Raportin e Bashkimit Evropian për zhvillim të vendit për vitin 2016. Në të është shkruar se Qendra pranuese për azil në Vizbeg është cak i grupeve kriminele të cilat operojnë në orët e vona kur ka mungesë të sigurimit, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk kanë koment rreth vërejtjes së Komisionit Evropian, por as për atë se çfarë masash janë duke u ndërmarrë për parandalim të së njëjtës. As drejtori i Qendrës pranuese nuk ka pranuar të komentojë.

Me mbarimin e kufijve është ndalur vërshimi i emigrantëve, por Rutën Ballkanike e shfrytëzojnë kontrabandistët.

Përfaqësuesi i UNHCR-së në Shkup, Mohamad Arif, thotë se nuk mund as të konfirmojë, por as të komentojë në lidhje me atë se a është e saktë ajo çfarë është shkruar në raporti. Megjithatë ai thekson se Qeveria dhe institucionet duhet të kenë kontroll shtesë dhe të ketë kujdes se kush hyn në Qendrën pranuese.

Sipas informatave jo-zyrtare nga organizatat ndërkombëtare, vetëm gjatë vitit të kaluar, dhjetëra emigrantë pasi që e kanë lëshuar vendin, janë ankuar se kanë qenë peng i kontrabandistëve, kanë qenë të rrahur dhe u janë kërkuar para./REL/