Analisti Alajdin Demiri në emisionin Click plus në TV21 i është drejtuar Arianit Hoxhës së Lëvizjes Besa se ai dhe shumë nga Lëvizja kanë qenë në partitë tjera, si PDSH, RDK, DR dhe e BDI.
Demiri madje i ka thënë Hoxhës se subjekti i tij ka kërkuar të merr pjesë në takimet në Tiranë dhe Prishtinë.
“As Edi Rama e as Hashim Thaçi nuk ju ka thirr juve në takim me BDI, ju vetë keni tentuar të takoheni me ta. Këtu nuhdet këqpërdoret as Tirana e as Prishtina, por ju keni vrapuar. Partitë tjera me këto rezultate zgjedhore nuk kanë shumë matematika, matematikat janë të thejshta, humbësit duhet të bëjnë shumicë, sepse në këto zgjedhje nuk kishte fitues, vetëm kishte humbës”, ka thënë Demiri.