Sonte në emisionin ‘Click Plus’ me temë ”Hatërmbetjet politike vs punët e shtetit”, opinionisti Alajdin Demiri në lidhje me 27 prillin i ka replikuar deputetit të BDI-së, Rexhail Ismailit, se jeni duke e ndërtuar Enver Hoxhën e dytë, njofton Fol.

Në lidhje pse Ali Ahmeti nuk ishte prezent në kuvend më 27 prill, Rexhail Ismaili ka thënë se nuk do të lejojnë që lideri i tyre të ofendohet apo të sulmohet. Demiri i ka thënë se ju a jeni duke ndërtuar liderin dhe Enver Hoxhën e dytë.

”Kemi pas një frikë se në kuadër të deputetëve maqedonas nga VMRO-ja duke i ditur raportet dhe rrethanat, mund të ndodhë dikush ta ofendojë liderin e BDI-së. Ne meqenëse e kemi lideri dhe nuk lejojmë ofendim t’i bëjë dikush atij”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Ismajli.

Nuk ka munguar menjëherë replika e opinionistit Demiri në lidhje me deklaratën e Ismajlit.

”Ju a Enver Hoxhën jeni duke e krijuar. Kështu del, ta ruajmë liderin e madh, babën e kombit. Po çfarë lideri është ai. Ai është lideri i treshit. Unë e njoh si LPRK, ai nuk ka lidhje me BDI-në”, ka theksuar Demiri.
/Fol/