Mercedesi i famshëm i blerë rreth 600 mijë euro nga ana e ish-Qeverisë së OBRM-PDUKM-së, tashmë nuk është në duar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky automjet tashmë është në duar të Shërbimit për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme, nga ku do të vazhdohet me procedurë të tjetërsimit.

Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë, bëri të ditur se pas tjetërsimit, mercedesi do të ndërrohet me pajisje për spitale. /Telegrafi/