Analisti politik dhe ish-diplomati, Alajdin Demiri, vlerëson se vizita e liderit të BDI-së Ali Ahmeti në Athinë, e cila ka për qëllim zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, përkeqëson akoma më shumë marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve.

Ish diplomati Demiri me anë të kësaj vizite ka për qëllim të bëj përshtypje se subjekti politik të cilin ai e drejton, punon për integrim në BE dhe NATO por, në të vërtetë veprimi i tillë është anti-NATO dhe anti-BE.

“Puna e parë që krijon është shkelja e rëndë e diplomacisë me një mosnjohje ose me një arrogancë e paparë, ku asnjë efekt nuk do të ketë nga kjo vizitë. Efekti tjetër është se ajo është negative sepse do ti përkeqësoj marrëdhëniet si shqiptaro-maqedonase brenda në Maqedoni, ashtu edhe mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe mosnjohja e këtillë e diplomacisë krijon edhe një huti në skenën diplomatike se kush dhe si vepron. Në skenën ndërkombëtare krijon një përshtypje se Maqedonia është një shtet banan e cila nuk i njeh dhe nuk i respekton marrëdhëniet diplomatike”, tha ish-diplomati Alajdin Demir (shenjaTv)

alko