opozTri partitë opozitar në vend kanë bërë thirrje që nesër qytetarët e Kosovës të dalin dhe të protestojnë. Tre liderët opozitarë kanë thënë që protesta e paralajmëruar për nesër do të jetë masive, paqësore dhe e dinjitetshme.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e Kosovës për të protestuar nesër. Ai ka thënë se duhet të kërkohet llogaridhënie nga ata që kanë shkel Kushtetutën.

Ndërsa, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se protesta e së shtunës është e rëndësishme pas është në mbrojtje të sovranitetit dhe në mbrojtje të demokracisë. Kurse, Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën ka thënë se nëse Qeveria nuk e mbron Kushtetutën, atëherë edhe qytetarët duhet të tregojnë që nuk duan të jenë të qeverisur nga kjo Qeveri.