Kaloi një javë, Ministria e Punëve të Mbrëmshme, ende nuk ka gjetur personat të cilët dëmtuan me njgjyrë të zezë mozaiku e Nënë Terezës në sheshin Skënderbeu. Ministri i MPB-së Oliver Spasovski, tha se policia po i vazhdon hetimet dhe është afër identifikimit të të dyshuarve, pasi kanë siguruar dëshmi relevante për zbardhjen e rastit, transmeton TV21.

“Po punohet në mënyrë operative, në këtë rast nuk e kemi zbuluar identitetin por ka indikacione serioze për identitetin e tij”, tha Oliver Spasovski, Ministër i MPB-së.
Zbardhjen e rastit e kërkoi edhe komuna e Çairt, nga ku dënuan ashpër dëmtimin e mozaikut që është vendosur në sheshin Skënderbe.
“Komuna e Çairit dënon ashpër dëmtimin e mozaikut që është vendosur në sheshin Skënderbeu, për arsye se është një monument kulturor i cili duhet vlerësuar dhe duhet ruajtur. Ndërsa për rastin në fjalë Komuna e Çairit ka bërë denoncimin në MPB dhe kërkon identifikimin e atyre të cilët e kanë bërë këtë akt të turpshëm”, u shpreh Kushtrim Alla, zëdhënës i K.Çair.
Përvçec mozaikut, gjatë netëve të festës për hapjen e sheshit, janë dëmtuar edhe shkallët dhe i njëjti rast po hetohet.