Për të gjithë ata që në një farë  mënyre, apo në një mënyrë tjetër  pengojnë zgjedhjet, shkelin të drejtën e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, keqpërdorin të drejtën zgjedhore, u bëjnë presion mvartësve të tyre që tu bëjnë presion qytetarëve , që par se ti bëjnë këto akte të kujtohen mirë, sepse  kodi zgjedhor parasheh sanksione të rrënda  ligjore.

Kjo posaçërisht vlen për punonjësit e Ministrisë së Brendshme,  ku sipas njohurive që kanë ardhur në redakasine tonë, bëhet e ditur se në presione të tilla janë të angazhuar edhe figura ndër më të lartat në MPB, të cilët kanë kërcënuar  edhe inspektorë policor, duke ua rikujtuar , ndihmën që u kanë bërë, duke i avancuar në pozicionin e tyre që aktualisht ushtrojnë, bile duke i marre nga rruga dhe duke i vendosur në zyra. Për më tepër, po të njëjtëve ju  përmndet edhe favoret që ju kanë bërë të afërmëve , shokëve e miqve kohë më parë, prandaj duhet të jenë të kudesshëm në përcaktimin e tyre ditën e zgjedhjeve!

Raste të tilla dhe të ngjashme hasen kudo. Ditë më parë edhe gazetari i portalit ka qenë dëshmitarë se si një administrator (i njohur për redaksinë) që i ka të punësuar krejt familjen e tij  të afërt bile edhe më gjërë  i bëntë presion një të riu të sapopunësuar, që nuk i përkiste bindjeve të tija politike, që të mos merr  pjesë në tubime elektorale të oponentëve politik,  të administratorit në fjalë .

Prandaj është shumë e rëndësishmë që të gjithë qytetarët të dalin të lirë, të votojnë,  të shprehin lirshëm vullnetin e tyre, ndërsa  të gjitha rastet  e shantazhimeve, presionit  duhet të denoncohen para organeve kompetente.

Poashtu edhe ne si redaksi e portalit FOL, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetatarëve  që raste të  ngashme ku në çfardo mënyre rrezikohet e drejta për të vendosur i lirë në ditën e votimit të denoncohet edhe në postën elektronike të  portalit tonë [email protected] ku ne ju garantojmë diskrecion të plotë të rëfimit tuaj.