Mbrëmjen e djeshme nga ora 20:00 deri në 02:00, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, është kryer një aksion kontrollues, nëse dhe sa prej shoferëve drejtojnë nën ndikim të alkoolit.Me këtë rast janë zbuluar dhe sanksionuar dy shoferë të cilët kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit (TE), të njëjtit janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe patentat e tyre të shoferit janë revokuar përkohësisht dhe janë përgatitë parashtresa adekuate në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, pas së cilës ata do të përballen me gjoba nga 225 deri në 375 euro në kundërvlerë me denarë, varësisht nga alkoolizmi i tyre informon Tetovasot.
Gjatë kontrollit gjithashtu janë zbuluar dhe sanksionua ligjërisht 42 lloje të tjera të shkeljeve (TE-25 dhe GV-17), kryesisht instalimi i foliave pa A- test, drejtim gjat masës mbrojtëse ,,Ndalesë”, dhënia e veturës një personi pa patentë shoferi etj.
Dje, (6-mars) prej ora 10.00 e mëngjesit deri në ora 16.00 pasdite, në rajonin Tetovë-Gostivar, është realizuar aksion kontrollues për parakalim të paregullt, gjatë të cilit janë shqiptuar 66 sanksione (TE-38 dhe GV-28), numri më i madh i tyre 29 (TE -5 dhe GV-24) ka qenë për parakalim në vende të ndaluara, kurse në mënyra të tjera -32 (GV). Gjobat për këtë lloj shkelje të trafikut variojnë nga 40 deri në 300 euro në kundërvlerë me denarë.