Profesorët e Fakultetit Ekonomik në Shkup, Sllave Ristevski dhe Drage Janev, janë dënuar me nga 2.5 vjet burg, ndërsa kolegu i tyre Bobek Shuklev me dy vjet burg, në rastin “Erasmus”, gjegjësisht për marrjen e parave nga studentët për kalimin e provimeve.

Në këtë rast Dragan Denkovski u dënua me kusht, ndërsa profesori Stojan Debarliev u lirua nga akuzat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli Gjyqësor sot përkrah dënimeve me burg, të dënuarve ju shqiptoi edhe masën e ndalimit të ushtrimit të veprimtarive për 10 vjet, ndërsa Denkovskit për 5 vjet.

Prokuroria i ngarkoi të akuzuarit se në disa raste gjatë vitit 2015 dhe 2016m duke e përdorur autorizimin e tyre, kanë kryer vepra penale.