Vetëm disa minuta pasi që Christopher Elwell u dënua në gjykatën e New Hampshire për përdhunimin e fëmijës katërvjeçar, ka pasuar reagimi i një krimineli tjetër.

Elëell ishte ulur në sallën e gjyqit dhe po priste verdiktin, kurse afër tij po qëndronte ulur një kriminel tjetër i identifikuar si Josiah Davis, i cili edhe pse ishte i prangosur në këmbë dhe duar, arriti të ngritët në këmbë dhe ta godet disa herë me kokë në fytyrë Elwellin. Sulmi ishte i befasishëm sa që Elëellin e zuri të papërgatitur, transmeton Telegrafi.

Davis gjithashtu po priste verdiktin pasi kishte thyer rregullat e lirimit me kusht për shkak të falsifikimit, kurse policia reagoi shpejtë dhe i ndau këta dy burra.

Elwell kishte mohuar kategorikisht akuzat, por në fund ka pranuar fajësinë me qëllim që t’i ulet dënimi. Ai edhe më herët ishte dënuar për keqtrajtimin e një vajze 14-vjeçare në vitin 2008.