Familja e Mitko Çavkovit dje pasdite deri te Avokati i Popullit ka dorëzuar parashtresë, konfirmuan për AIM nga Zyra e Avokatit të Popullit, përcjell Fol.

”Psiqikisht është stabil, por si reagim i padrejtësisë që i është shkaktuar me caktimin e masës paraburgim, si dhe ngarkesë për veprën penale ”rezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë” ka marrë vendim të mbajë grevë urie”, deklaroi për AIM, Petar Vasiell, avokat i Çavkovit.

Ai informoi se dje e ka vizituar Çavkovin në burg, pasi ka kërkuar vizitë të jashtëzakonshme dhe ka marrë leje nga gjykatësi. /Fol/