Departamenti i Shëndetësisë LR-PDSH: Ipçja i BDI-së gënjen për arritjet në Shëndetësi, Lëvizja i bën pyetje publike këtij digasteri!(VIDEO)

Departamenti i shëndetësisë i LR-PDSH ka mbajtur një press konferencë përmes së cilës i ka parashtruar pyetje publike partisë shqiptare në pushtet, respektivisht funksionarëve të saj për lëminë e shëndetësisë.

Kryetari i këtij komizioni Bekim Tateshi tha se javën që shkoi, ekipi i quajtur delegacion i shëndetësisë nga BDI, me në krye juristin Nasuf Ipçja, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, bënë vizita nëpër institucione shëndetësorë që drejtohen nga funksionar të BDI-së.

“Në takimin e datës 30.11.2015, në hapsirat e Ministrisë të Shëndetësisë, ky delegacion raportoi për sukseset dyvjeçare.  Mbeti e padefinuar, sukseset në fjalë ky delegacion i prezenton si të arritura vetanake apo të përbashkëta me partnerin e koalicionit, duke ju rikujtuar se ministri ndodhet ne fazën e interpelancës”, tha Tateshi.

Ai më tej kronologjinë e pyetjeve e ndau në tre shtylla kryesore edhe atë:

Shtylla e parë:  investimet kapitale–ku qënkan investuar mbi 100 milion euro!

Pyetja jonë është – nga kjo shumë sa janë investuar në institucionet ku udhëheqin kuadrot e BDI-së?

Sipas informatave tona as 10%.

Pyetje – investim kapital quani rrethimin e oborreve të spitaleve, renovimin e toaleteve, ashensoreve që punojnë çdo tre ditë, apo ndërtimin e ndërtesës në Kërçovë që zgjat me shumë se dy dekada dhe tani premtoni se në 2017 do të jetë gati me kompani që angazhon nga dy punëtorë?

  • – investim kapital llogaritni ndërtimin e Qendrës Klinike në Shtip?
  • – investim kapital quani ndërtesën e Qendrës Klinike në Shkup, që është shëndruar në rrënojë dhe burim infeksionesh?

Shtylla e dytë: furnizim të institucioneve publike shëndetësore me pajisje dhe aparatura shëndetësore, gjithashtu me vlerë mbi 100 milion euro të shpërndara në bazë të nevojave të institucioneve shëndetësore dhe kërkesave të drejtoreve përkatës dhe në resurse njerëzore, punësim të mjekëve në institucionet shëndetësore me çkajanëpunësuar 700 mjekëshqiptarë, personel i mesëm si dhe personel teknik.

Pyetje – sa përqind nga këto mjete janë investuar në institucionet ku udhëheqin kuadrot e BDI-së?

  • A keni evidencë se sa nga këto aparatura me vite qëndrojnë nëpër kutia, sa prej tyre janë jasht funksionit për shkak të përmbytjeve, menaxhimit joadekuat apo mungesës të materialeve harxhuese?
  • Keni punsuar 700 punëtorë shëndetësor, a çdokund mungon kuadër, sidomos nëpër viset shqiptare!
  • Sa ka punësuar partneri juaj i koalicionit? Dyfish apo trefish më tepër, sa?
  • Me çfarë kriteriume keni bërë punësimet?
  • A keni evidencë sa mjekë shqiptar dhe personel tjetër shëndetësor e kanë lëshuar vendin nga mungesa e vendeve të punës dhe padrejtësitë katastrofale gjatë hapjes të konkurseve fantome?

Shtylla e tretë: Në kuadër të përsosmërisë së mjekeve Ministria e Shëndetësisë organizon edukimin në Qendrat më të njohura botërore.

Pyetje – Cilat janë benefitet e këtij proekti?

  • ku edukohen mjekët shqiptar e ku të tjerët?
  • përse ende dërgohen pacient në mjekim jashtë shtetit?
  • Sa metoda të reja janë aplikuar në spitalet ku i keni drejtorët?

Është evidente se i largoheni përballjes me Departamentin e Shëndetësisë pranë Lëvizjes për Reforma-PDSh, por shumë shpejtë do të vij ai moment dhe do përballim faktet dhe të dalë në shesh keqmenaxhimi i shëndetësisë e sidomos pozita juaj inferiore në këtë fushë, sidomos në dy vjetët e fundit!

Të nderuar, jeni në kaos të vërtetë dhe me përpjekje shterpe dhe të kota mundoheni të bindni popullatën, sidomos atë shqiptare duke ju rikujtuar se në shumicën e institucioneve ku ju keni drejtorë ofroni kushte afrikane të mjekimit