Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Antonio Milloshovski dhe Vllatko Gjorçev kërkuan fjalim procedural, por Talat Xhaferi nuk u lejoi.

Antonio Milloshovski e mori fjalën pa leje ndërsa Talat Xhaferi e thirri sigurimin për ta larguar nga salla.

Kjo shkaktoi revoltë tek deputetët e VMRO-së të cilët e rrethuan foltoren për ta mbrojtur Milloshovskin nga sigurimi.