Deputeti më i zëshëm i OBRM-PDUKM-së Dimovski, ka thënë se nuk i pengon kryetari shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë por mbi të gjitha reagimet i ka kundër LSDM-së.

”Nuk kemi asgjë kundër kryetarit shqiptar të Kuvendit por me bllokimin e foltores kërkojmë që LSDM të publikojë se çfarë janë marr vesh me partitë shqiptare. Gjithashtu duam të dijmë se çfarë përmban ligji për gjuhën shqipe.” tha mes tjerash Dimovski.