Gjykata e Apelit pas mbajtjes së seancës me dyer të mbyllura, solli vendim të konfirmojë paraburgimin e deputetit Krsto Mukoski. Ankesa e tij u hodh poshtë si e pabazuar, përcjell Fol.

Apeli i pret përgjigjet nga Zyra e Prokurorit të Lartë në lidhje me ankesat e deputetëve Zhaklina Peshevska dhe Ljupço Dimovski të cilëve u është vazhduar arrestimi shtëpiak.

Mukoski dhe deputetët tjerë të arrestuar nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, dyshohen për organizm dhe hapjen e dyerve të kuvendit më 27 prill 2017 për protestuesit e dhunshëm, ku pësuan lëndime të rënda deputetët e LSDM-së dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela. /Fol/