Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi e pranishme sot në protestë me grupin e saj politik, është gjakosur gjatë përplasjeve me forcat e policisë.

Në një prononcim për gazetarët, deputetja e re tha se është gjakosur nga policia teksa po përpiqej të ndihmonte një zonjë protestuese, që sipas saj, efektivët po e tërhiqnin zvarrë.

“Kjo nuk është policia që duam. Kjo është një qeveri droge, policia më ka gjakosur, më tërhoqi zvarrë”, tha me nota revolte deputetja Kërpaçi teksa tregonte dhe dorën me gjak.