Zakonisht, donacionet për bamirësi ruhen me shumë fanatizëm, sidomos emrat e personave që e kryejnë një akt kaq të çmuar dhe unik. Sepse për kauza jetike, asnjëherë nuk është e tepërt të kontribuarit qoftë edhe me shuma simbolike.
Por, akti i një prej deputeteve të reja në Kuvendin e Shqipërisë shkon përtej kësaj. Edhe pse ajo vet nuk e ka bërë publike diçka të tillë, tashmë gjithçka është marrë vesh ashtu e thënë nën zë.
Deputetja Reme Lala e ka dhuruar gjithë rrogën e muajit në ndihmë të koncertit të bamirësisë që do të organizohet në datë 11 Prill në sheshin “Skëndërbej” në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer. Të ardhurat nga shitja e biletave të këtij koncerti do të shkojnë si donacion për këta fëmijë, e siç kësaj shume do i shtohet edhe ajo e pagës së deputetes Lala.