Në mos për pronarin që dyshohet se trafikon drogë me ton drejt perëndimit, hoteli Santa Quaranta do të mbahet mend për ato që zbuloi Ylli Manjani në konferencën e tij të fundit si ministër drejtësie.
“Santi Quaranta! 40 Shenjtorët apo 40 Martirët në Sebastë të Armenisë, ishin ushtarë që u lanë të vdisnin të ngrirë mbi liqen ngaqë nuk pranuan më të luftonin e as t’i binin mohit asaj çka thellësisht besonin. Zgjodhën me vdekë drejt, kur mund edhe të jetonin rrejshëm.
Si vikan kohët…! shkruan Ledi Shamku.