Pas pushimit ndërkombëtar, në fundjavë do të rikthehet futbolli evropian, me Seria A që në program të xhiros së katër është derbi italian mes Interit dhe Milanit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Guiseppe Meazza”, në orën 18:00.

Skuadra vendase është lidere me nëntë pikë pas tri ndeshjeve të para të sezonit të ri, ndërsa ajo mysafire e sheh vetën në një pozitë më poshtë me pikë të njëjta (9).

Interi vjen në këtë derbi pas fitores së thellë 4-0 ndaj Fiorentinës, ndërsa njëjtë edhe Milani pas triumfit ndaj Romës me rezultat 2-1. /Zeri.info