Të pranishmit në një aeroport në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, u tmerruan kur njëri u hodh me kokë nga ballkoni i katit të dytë. Ngjarja ndodhi pranë një kafeneje, derisa ai po përleshej me një grup.

Rasti i ka shqetësuar pasagjerët që ndodheshin aty, ndërsa pranë viktimës shkuan disa persona në përpjekje që ta ndihmojnë, transmeton Telegrafi.

Ekipet mjekësore e kanë dërguar me shpejtësi në spital, ku po trajtohet për lëndime të konsiderueshme në kokë. Ende nuk dihen motivet e hedhje së tij, ndërsa thuhet se ishte nën efektin e alkoolit.

Videoja censuruar tregon momentin dramatik, si dhe reagimin e të pranishmëve. /Telegrafi/