Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në emisionin ”Top Tema” në Tv Telma mes tjerash është përgjigjur edhe për rastin rreth incidentit mes polices së trafikut në Shkup dhe zyrtarit të BDI-së, Beqir Asani.

Sipas Grubit, BDI-ja nuk e mbron Asanin por as nuk do të kërkojë përgjegjësi nga i njejti. ”Nëse dikush duhet të kërkojë përgjegjësi nga Asani, atëherë këtë gjë duhet ta bëjë Prokuroria.”

Grubi ka thënë se nuk duhet të banalizohet çështja e incidentit të djeshëm (1 mars).

Zyrtarja e policisë ka thënë se nuk është sulmuar fizikisht nga Asani por vetëm verbalisht. /Telegrafi/