Në pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, në Muriqan, pritjet në kufi janë të gjata deri ne 3 orë.

Në një video që e ka siguruar lajmi.net nga vendi i ngjarjes shihet se kolona me vetura është më shumë se 3 kilometra e gjatë në këtë pikë kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi.

Kjo tregon se ka një fluks të paparë drejt bregdetit malazez në ditët më të nxehta të vitit.

Ky vendkalim shfrytëzohet nga kosovarët për të shkuar në bregdetin e Malit të Zi, ndërsa fluksi i pushuesve tash në muajin Gusht është rritur.